Presidenti amerikan Donald Trump gjatë një interviste për CBS ka deklaruar se lufta në Iran praktikisht ka mbaruar.
“Mendoj se lufta me Iranin në thelb ka mbaruar. Do të mbarojë së shpejti. Shtetet e Bashkuara janë shumë më përpara sesa periudha katër deri në pesë javë”, tha Trump.
“Ata nuk kanë anije, asnjë komunikim dhe asnjë forcë ajrore”, theksoi ai.
Komentet e Trump vijnë ndërsa konflikti vazhdon të përshkallëzohet dhe diskutimet mbi kohëzgjatjen dhe përfundimin e tij mbeten të paqarta.
Sipas zyrtareve nga Uashingtoni, fundi i luftës mund të varet nga arritja e objektivave ushtarakë dhe diplomatikë, përfshirë edhe kërkesat për një “dorëzim pa kushte” të Iranit, për të cilat Trump ka folur më herët.
© SYRI.net