Kroacia vendos çmimet tavan për produktet e naftës

Kroacia vendos çmimet tavan për produktet e naftës

12:31, 09/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Qeveria e Kroacisë ka vendosur çmimet tavan për produktet e naftës me pakicë. 

Masa do të zbatohet duke filluar nga e marta dhe do të mbetet në fuqi për të paktën dy javë.

Kryeministri Andrej Plenkoviq ka thënë se çmimi i benzinës do të kufizohet në 1.50 euro për litër, teksa nafta në 1.55 euro për litër.

Ai ka shtuar se pa masat qeveritare, çmimet do të ishin rritur përkatësisht në 1.55 euro dhe 1.72 euro.

Kroacia më parë kishte rregulluar çmimet e karburantit pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, por u ka dhënë fund masave korrikun e kaluar. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco