Javën e kaluar, tregjet ndërkombëtare të energjisë mbetën të qeta përballë skenarit të frikshëm që miliona fuçi naftë bruto dhe gaz të lëngshëm të mbeteshin të bllokuara në Gjirin Persik, ndërsa cisternat detare mund të mos kalonin ose të refuzonin të kalonin përmes Ngushticës së Hormuzit.
Megjithatë, përshkallëzimi i situatës gjatë fundjavës, i shoqëruar me pamje të shkatërrimit të infrastrukturës energjetike si në Iran ashtu edhe në vendet e tjera të Gjirit, bëri që tregjet të reagojnë me alarm dhe të pësojnë luhatje të shpejta.
Tani pyetja kryesore është se si do të zhvillohet situata në vazhdim. Disa analistë paralajmërojnë se nëse bllokimi i Ngushticës së Hormuzit vazhdon deri në fund të marsit, çmimi i naftës mund të arrijë nivele rekord, mbi 150 dollarë për fuçi.
Rritja aktuale e çmimeve pritet të ndikojë edhe më shumë në shtrenjtimin e karburanteve, përfshirë benzinën, si dhe në produkte të rëndësishme të derivuara si karburanti për avionë dhe përbërësit bazë për prodhimin e plehrave kimike.
Furnizimet fizike të energjisë nga Gjiri konsumohen kryesisht në Azi. Megjithatë, tashmë ka shenja se konsumatorët aziatikë po rrisin ofertat për gazin amerikan, ndërsa disa cisterna që fillimisht ishin nisur drejt Europës kanë ndryshuar drejtim në mes të Atlantikut.
© SYRI.net