Sipas mediave shtetërore iraniane është arritur një konsensus i gjerë për emrin e udhëheqësit të ri suprem të Iranit, pas vrasjes së Ali Khameneit, i cili vdiq pas sulmeve të ndërmarra nga SHBA dhe Izrael rreth një javë më parë në Iran.
Menjëherë pas vdekjes së tij, u krijua një këshill i përkohshëm drejtues me tre persona për të qeverisur vendin deri në përzgjedhjen e udhëheqësit të ri. Këshilli përbëhet nga:
Masoud Pezeshkian, presidenti reformist i Iranit
Gholamhossein Mohseni Ejei, kreu i sistemit gjyqësor dhe figurë e linjës së ashpër
Alireza Arafi, jurist dhe drejtues i Basij, një forcë vullnetare paraushtarake
Udhëheqësi suprem zgjidhet nga Asambleja e Ekspertëve, një organ i përbërë nga 88 dijetarë islamikë, të cilët përzgjidhen për besnikërinë e tyre ndaj regjimit.
Një nga anëtarët e këtij organi, Ajatollah Mohammadmehdi Mirbaqeri, deklaroi se është arritur pothuajse një konsensus i shumicës për emrin e udhëheqësit të ri.
Megjithatë, ai theksoi se mbeten ende “disa pengesa” që lidhen me procedurën e përzgjedhjes. Mediat iraniane raportojnë se ka pasur një mospajtim të vogël brenda organit përgjegjës për emërimin, lidhur me faktin nëse vendimi përfundimtar duhet të merret gjatë një mbledhjeje fizike apo nëse mund të shpallet pa ndjekur këtë formalitet.
© SYRI.net