Ushtria izraelite njoftoi se ka ndërmarrë një seri goditjesh ndaj disa komplekseve të depozitimit të karburantit në kryeqytetin iranian, Teheran, të cilat sipas saj përdoreshin nga infrastruktura ushtarake e regjimit iranian.
Në një deklaratë zyrtare, ushtria izraelite tha se forcat ushtarake iraniane “përdorin drejtpërdrejt dhe shpesh këto depo karburanti për të operuar infrastrukturën e tyre ushtarake”.
Sipas deklaratës, përmes këtyre rezervuarëve regjimi iranian shpërndan karburant për përdorues të ndryshëm, përfshirë edhe entitete ushtarake brenda Iranit.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) e cilësuan operacionin si një goditje “të rëndësishme”, duke theksuar se ajo përbën “një hap shtesë në thellimin e dëmit ndaj infrastrukturës ushtarake të regjimit iranian”.
“IDF do të vazhdojë të veprojë me vendosmëri për të dobësuar ndjeshëm kapacitetet e regjimit dhe për të eliminuar kërcënimet ndaj shtetit të Izraelit”, thuhet më tej në deklaratë.
'آتشسوزی انبار نفت اقدسیه از فاصله نزدیک'
— Vahid Online (@Vahid) March 7, 2026
ویدیوی دریافتی از سوهانک، انتهای بزرگراه ارتش #تهران'
شنبه ۱۶ اسفند #Iran #Tehran pic.twitter.com/ikqloDGwbm
© SYRI.net