Janë publikuar pamjet nga momenti kur u sulmua sot Aeroporti Ndërkombëtar i Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe. Sipas njoftimeve zyrtare, aeroporti është mbyllur plotësisht për të garantuar sigurinë e punonjësve dhe të udhëtarëve, si brenda ashtu edhe jashtë vendit.
Nga pamjet e publikuara duket se një dron shpërthyes është drejtuar drejt aeroportit qendror të Dubait, duke shkaktuar alarm dhe ndërprerje të operacioneve deri në një njoftim të dytë. Autoritetet po monitorojnë situatën dhe kanë paralajmëruar përditësime të mëtejshme sapo të ketë informacion.
© SYRI.net