Macron: Do dërgojmë automjete të blinduara në Liban, për të mos e lënë vendin të shkoj drejt luftës

Macron: Do dërgojmë automjete të blinduara në Liban, për të mos e lënë vendin të shkoj drejt luftës

20:36, 05/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti i Francës Emmanuel Macron njoftoi mbrëmjen e sotme se po diskuton një plan, me palët e ndryshme të interesuara, për të parandaluar luftën. Ai tha se duhet vepruar, në mënyrë që Libani të tërhiqet përsëri në luftë.

"Për Libanin, ne duhet të veprojmë. Duhet bërë gjithçka për të parandaluar që ky vend, i cili ka një marrëdhënie të ngushtë me Francën, të tërhiqet përsëri në luftë", shkroi ai në një postim në platformën X, duke iu përgjigjur thirrjes që i bëri homologu i tij libanez, Joseph Aoun.

Mediat shkruajnë se Franca do të intensifikojë bashkëpunimin e saj me Forcat e Armatosura Libaneze, të cilave do t'u dorëzojë automjete transporti të blinduara, duke u ofruar atyre mbështetje operacionale dhe logjistike.

"Në këtë kohë me rrezik të madh, i bëj thirrje kryeministrit izraelit të mos e zgjasë luftën në Liban. U bëj thirrje udhëheqësve iranianë që të mos e përfshijnë më tej Libanin në një luftë që nuk është e tij", theksoi Macron

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco