Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Fitorja e protestës, turpi i intelektualëve

Pahlavit i shuhen shpresat për t’u bërë lider i Iranit, Trump: Dikush nga brenda do të ishte më i përshtatshëm

Pahlavit i shuhen shpresat për t’u bërë lider i Iranit, Trump: Dikush nga brenda do të ishte më i përshtatshëm

18:49, 03/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti Donald Trump minimizoi mundësinë që aktivisti iranian në mërgim, Reza Pahlavi, të merrte udhëheqjen e vendit, duke thënë se preferonte që dikush nga brenda Iranit të merrte përsipër detyrën.

“Disa njerëz e pëlqejnë atë, dhe ne nuk kemi menduar shumë për këtë,” tha Trump. “Më duket se dikush nga brenda ndoshta do të ishte më i përshtatshëm.”

Pahlavi, djali i shahut të fundit të Iranit, e ka pozicionuar veten si një fytyrë e shquar e opozitës iraniane.

Por Trump tha se, ndërsa “ai duket si një person shumë i mirë”, kishte më shumë të ngjarë që “dikush që është atje, që është popullor, nëse ka një person të tillë”, do të ishte një kandidat më i mirë.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se "skenari më i keq" për Iranin, do të ishte fakti nëse "dikush që është po aq i keq sa personi i mëparshëm, merr pushtetin".

“Kjo mund të ndodhë. Ne nuk duam që kjo të ndodhë”, tha Trump. “Do të donim të shihnim dikë atje, ta sillte çështjen te njerëzit dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë.”

Nga kandidatët që administrata kishte marrë në konsideratë për udhëheqje, disa kanë vdekur, tha Trump, duke shtuar se "shumë shpejt, nuk do të njohim askënd".

“Më duket se dikush nga brenda mund të jetë më i përshtatshëm”, sugjeroi Trump. “Nëse ka një person të tillë, por ne kemi njerëz të tillë. Ne kemi njerëz… më të moderuar.”/ CNN.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco