Sulmi izraelit në Liban, shifrat zyrtare: 52 të vrarë, 154 të plagosur

Sulmi izraelit në Liban, shifrat zyrtare: 52 të vrarë, 154 të plagosur

19:40, 02/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Njësia e Menaxhimit të Fatkeqësive bëri të ditur se 52 persona kanë humbur jetën ndërsa 154 të tjerë janë plagosur në Libran pas sulmit izraelit. 

Më herët, ministria libaneze e Shëndetësisë kishte bërë të ditur se 31 persona ishin vrarë dhe 149 të tjerë të plagosur, shkruan BBC.  

Gjatë gjithë ditës në kryeqytetin e Libanit, ka pasur shumë sulme ajrore izraelite që synonin atë që besohet të jenë pozicione të Hezbollah. Në orën e fundit janë regjistruar disa sulme të tjera, njëra prej të cilave mund të ketë qenë e drejtuar ndaj një figurë të lartë të lëvizjes së xhihadit islamik, aleate e Hezbollah-it.

Pas një breshërie të vogël raketash të hedhura nga Hezbollah drejt veriut të Israel, Izraeli iu përgjigj me një operacion ushtarak shumë më të gjerë. Ai ka goditur objektiva të Hezbollah-it në jug të Libanit dhe në Bejrut, veçanërisht në periferitë jugore, të cilat konsiderohen prej kohësh si fortesë e Hezbollah-it.

Zyrtarët izraelitë argumentojnë se përgjigjja ishte e nevojshme pasi Hezbollah-i zgjeroi konfliktin duke hedhur raketa në veri të Izraelit. Janë dëgjuar deklarata të përsëritura nga ministri i Mbrojtjes i Izraelit dhe nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit, të cilat justifikojnë operacionet e sotme, si në kryeqytetin libanez ashtu edhe në jug të Libanit, shkruan BBC.

Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme?

SHBA-ja dhe Izraeli më 28 shkurt nisën një operacion ndaj objektivave të rëndësishme në Iran, përfshirë objekte ushtarake iraniane dhe rezidenca të zyrtarëve më të lartë të vendit.

Në këtë operacion, të cilit i parapriu disa javë tensionesh dhe grumbullim i përshpejtuar i forcave ushtarake amerikane, u vra udhëheqësi suprem iranian, ajatollah Ali Khamenei. Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi gjithashtu se 48 liderë iranianë u vranë në sulme, si dhe se sulmet mund të zgjasin katër javë.

Nga ana tjetër, Irani nisi sulme ndaj objekteve ushtarake amerikane dhe perëndimore si dhe ndaj lokacioneve civile në Izrael, Gjirin Persik dhe vende të tjera, ndërsa Izraeli iu kundërpërgjigj me sulme ndaj pozicioneve të Hezbollahut në Liban.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco