Presidenti Donald Trump dekaroi se SHBA vijon të kryejë “operacione të mëdha luftarake” në Iran, me qëllim eleminimin e kërcënimeve që paraqet regjimi iranian.
Nga Shtëpia e Bardhë ai foli për operacionin e koduar ‘Tërbimi epik’, pjesë e operacionit ushtarake që Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli.
“Operation Epic Fury (Tërbimi epik) ka përfshirë goditjen e qindra objektivave iraniane, përfshirë sisteme mbrojtjeje ajrore dhe baza të Gardës Revolucionare Iraniane.
Trump tha se Irani kishte injoruar paralajmërimet e SHBA-së dhe “refuzoi të ndalte armët bërthamore”, duke e cilësuar si një pjesë të kërcënimit që synohet të eleminohet me këtë ofensivë.
Qëllimi i kësaj fushate, tha Trump është edhe neutralizimi i kërcënimeve të raketave dhe pengimi i një programi të mundshëm bërthamor iranian.
“Irani nuk mund të vazhdojë të armatosë, financojë dhe drejtojë ushtri terroriste në gjithë Lindjen e Mesme’ tha më tej Trump.
Presidenti deklaroi se objektivat e operacionit në Iran janë “të qarta”, përfshirë “shkatërrimin e kapaciteteve raketore të Iranit” dhe “shkatërrimin e plotë të forcës detare”, përveç parandalimit që ata të kenë ndonjëherë armë bërthamore.
Ai shtoi se vendi “nuk mund të vazhdojë të armatosë, financojë dhe drejtojë ushtri terroriste jashtë kufijve të tij”.
© SYRI.net