Lidhja me Hezbullahun/ Izraeli lëshon ​ urdhër 'urgjent' për evakuimin e ndërtesave në Bejrut

Lidhja me Hezbullahun/ Izraeli lëshon ​ urdhër 'urgjent' për evakuimin e ndërtesave në Bejrut

13:55, 02/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

BBC raportoi se Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) lëshuan një paralajmërim "urgjent" për të evakuuar ndërtesat në jug të Bejrutit, Liban.

Zëdhënësi në gjuhën arabe, Avichay Adraei, tha se ushtria së shpejti do të synojë infrastrukturën që pretendon se i përket Al-Qard al-Hasan (AQAH) të lidhur me Hezbollahun.

«Duhet të evakuoheni menjëherë», paralajmëroi ai.

Izraeli pretendon se AQAH financon aktivitetet ushtarake të Hezbollahut - gjë që organizata e mohon. AQAH thotë se ofron vetëm kredi të vogla pa interes për qytetarët e zakonshëm libanezë, sipas BBC-së.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco