Komanda Ushtarake Amerikane: Sulmi ndaj Iranit ishte përdorimi i parë i dronëve me një drejtim nga Pentagoni

Komanda Ushtarake Amerikane: Sulmi ndaj Iranit ishte përdorimi i parë i dronëve me një drejtim nga Pentagoni

18:56, 01/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sulmi i një dite më pare kundër Iranit ishte përdorimi i parë i dronëve me një drejtim nga Pentagoni në luftime. Sipas ABC News, kjo vjen pasi vetëm rreth tre muaj më parë u krye testi i tij i parë i rëndësishëm në terren, e cila mori një kthesë të shpejtë për një sistem armësh në arsenalin e Shteteve të Bashkuara.

Media australiane shkruan se, përdorimi i dronëve me një drejtim vjen ndërsa planifikuesit ushtarakë kanë ndërtuar me shpejtësi një skuadrilje në Lindjen e Mesme të Sistemit të Sulmit Luftarak pa Pilot me Kosto të Ulët, ose LUCAS, një dron sulmi me një drejtim i prodhuar nga SpektreWorks me seli në Arizona.

Për sa i përket kostos së tyre, në artikull sqarohet se, çdo njësi kushton rreth 35,000 dollarë shumë më lirë se një dron Reaper prej 30 milionë dollarësh dhe municionet pasuese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco