Ish-drejtori i CIA-s, David Petraeus, i tha BBC News se operacioni në Iran ishte një “sukses i jashtëzakonshëm inteligjence”, por shtoi se “ne nuk e dimë çfarë do të ndodhë më pas”.
Ai thekson se, megjithëse Teherani më parë njoftoi një udhëheqje të përkohshme, “nuk kemi dëgjuar asgjë nga ata”, duke shtuar se është “i sigurt” që ata nuk po përdorin telefonat celularë për shkak të gjurmës elektronike.
Kur u pyet për pasuesin e Khameneit, Petraeus tha: “Në përgjithësi mendohet se Asambleja e Ekspertëve do të zgjedhë dikë tjetër, një ideolog klerikal të linjës së fortë”. Por, brenda regjimit, gjithashtu ka njerëz “që janë shumë më pragmatikë”, tha ai.
Për kontekst: Asambleja e Ekspertëve është një organ kushtetues që përbëhet nga 88 anëtarë, dhe është përgjegjës si për zgjedhjen, ashtu edhe për mbikëqyrjen e udhëheqësit suprem.
Përsa i përket pyetjes nëse regjimi iranian mund të rrëzohet pa forcë tokësore, Petraeus tha se “varet se kush do të dalë në krye”. Por ai është “mjaft i sigurt” që Donald Trump “nuk dëshiron ta bëjë këtë”.
© SYRI.net