Irani raporton 153 të vrarë nga sulmi ndaj një shkolle në Minab, IDF: Nuk kemi dijeni për operacion në zonë

Irani raporton 153 të vrarë nga sulmi ndaj një shkolle në Minab, IDF: Nuk kemi dijeni për operacion në zonë

16:18, 01/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një zyrtar iranian ka deklaruar se 153 persona kanë humbur jetën pasi një shkollë për vajza në qytetin Minab u godit nga sulmet e djeshme, sipas agjencisë Mizan News Agency, e cila është e lidhur me sistemin gjyqësor iranian.

Një tjetër zyrtar iranian kishte bërë më herët të ditur se shkolla, e vendosur rreth 600 metra larg një baze të Gardës Revolucionare Iraniane (IRGC), “u shënjestrua nga tre sulme me raketa”.

Sipas raportimeve të BBC, janë verifikuar video nga vendngjarja ku shihen rrënojat e një ndërtese nga e cila ngrihet tym i dendur. Në pamje dallohet një turmë njerëzish e mbledhur pranë zonës së goditur, ndërsa dëgjohen britma paniku.

Megjithatë, BBC thekson se nuk ka qenë e mundur të verifikohet në mënyrë të pavarur numri i viktimave, pasi organizatat ndërkombëtare të lajmeve shpesh nuk pajisen me viza për të hyrë në Iran, gjë që kufizon ndjeshëm mundësinë e raportimit nga terreni.

Nga ana tjetër, një zëdhënës i Ushtrisë Izraelite (IDF) deklaroi se ushtria izraelite “nuk ka dijeni” për ndonjë operacion të zhvilluar në zonën në fjalë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco