Presidenti iranian Masoud Pezeshkian tha të martën se zhvillimet e fundit kanë treguar forcën e marrëdhënieve midis Iranit dhe Pakistanit.
"Marrëdhëniet midis Teheranit dhe Islamabadit kanë qenë gjithmonë të bazuara në respekt të ndërsjellë, vullnet të mirë dhe besim historik, dhe zhvillimet e fundit kanë demonstruar edhe një herë forcën e këtij aseti të vlefshëm", tha Pezeshkian në një konferencë të përbashkët për shtyp në Islamabad me kryeministrin pakistanez Shehbaz Sharif, si pjesë e vizitës së tij në Pakistan.
Programi i raketave balistike të Iranit, nuk është pjesë e memorandumit të mirëkuptimit të kohëve të fundit me SHBA-në dhe "nuk do të jetë kurrë", theksoi ai.
"Nuk ka pasur negociata dhe nuk do të ketë negociata në lidhje me raketat balistike", shtoi ai.
Pezeshkian mbërriti në Pakistan të martën në vizitën e tij të parë jashtë vendit, që nga fillimi i luftës SHBA-Izrael kundër Iranit në shkurt. Ai shoqërohej nga një delegacion i nivelit të lartë që përfshinte ministra qeveritarë dhe zyrtarë të lartë.
SHBA-të dhe Izraeli nisën një luftë kundër Iranit më 28 shkurt, duke shkaktuar sulme hakmarrëse nga Teherani që shënjestruan asetet amerikane në të gjithë Lindjen e Mesme. Luftimet u ndalën më 8 prill sipas një armëpushimi të ndërmjetësuar nga Islamabadi.
Pezeshkian dhe Presidenti i SHBA-së Donald Trump nënshkruan elektronikisht një memorandum mirëkuptimi më 17 qershor, që synon arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme paqeje midis dy palëve./ AA.
© SYRI.net