Raportohet se udhëheqësi supërm iranian, Ajatollah Ali Khamenei, është vrarë në një sulm ajror izraelit mbi Teheranin, thanë zyrtarë izraelitë, ndërsa trupi i tij u gjet nën rrënojat e shkaktuara nga sulmi, shkruan Jerusalem Post, sipas vlerësimeve të para dhe burimeve izraelite.
Sipas raporteve të mediave izraelite, një operacion ajror i koordinuar nga forcat izraelite (dhe sipas disa burimeve edhe i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara) goditi objektiva kyç në Teheran, përfshirë kompleksin ku Khamenei ndodhej ose ishte transferuar, duke shkaktuar shkatërrim masiv dhe ç’rregullime në vijën e udhëheqjes së regjimit.
Analistë citohen se ka “shenja të forta” që udhëheqësi është vrarë, dhe trupat e tij janë ndoshta gjetur nën rrënoja, thanë disa burime izraelite, duke u referuar raporteve të Channel 12 dhe Jerusalem Post.
© SYRI.net