Irani letër OKB-së: Asetet amerikane janë objektiva legjitime ushtarake

Irani letër OKB-së: Asetet amerikane janë objektiva legjitime ushtarake

17:32, 28/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ministri i Jashtëm i Iran, Abbas Araghchi, ka dërguar një letër sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara dhe presidentit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së ku shkruan se Irani do të vazhdojë të ushtrojë të drejtën e tij për vetëmbrojtje në mënyrë vendimtare dhe pa vonesë, derisa agresioni të ndalet plotësisht dhe pa kushte.

Në letrëb dërguar OKB-së, Irani deklaroi se të gjitha bazat, objektet dhe asetet e Shteteve të Bashkuara dhe të Izraelit në rajon janë “objektiva legjitime ushtarake”.

Letra përmban detajet e mëposhtme:

- Irani do të vazhdojë të ushtrojë të drejtën e tij për vetëmbrojtje në mënyrë vendimtare dhe pa vonesë, derisa agresioni të ndalet plotësisht dhe pa kushte.

- Sulmet ajrore të kryera nga Shtetet e Bashkuara dhe regjimi izraelit janë shkelje e qartë e Neneve 2, Paragrafi 4, të Kartës së OKB-së dhe përbëjnë një shembull të qartë të agresionit të armatosur kundër Republikës Islamike të Iranit.

- Si përgjigje ndaj këtij akti agresioni, Republika Islamike e Iranit po ushtron të drejtën e saj të lindur dhe legjitime për vetëmbrojtje në përputhje me Nenin 51 të Kartës së OKB-së.

- Forcat e Armatosura të Republikës Islamike të Iranit do të përdorin të gjitha kapacitetet dhe facilitetet e nevojshme mbrojtëse për të përballuar këtë agresion kriminal dhe për të frenuar veprimet armiqësore.

- Në përputhje me këtë, të gjitha bazat, objektet dhe asetet e forcave armiqësore në rajon do të konsiderohen objektiva legjitime ushtarake brenda kuadrit të të drejtës së Iranit për vetëmbrojtje, dhe Irani do të vazhdojë të ushtrojë këtë të drejtë në mënyrë vendimtare dhe pa vonesë, deri sa agresioni të ndalet plotësisht dhe pa kushte.

 Ndërkohë 4 persona u plagosën gjatë shpërthimit në Dubai, në ishullin artificial The Palm, ku u pa një re tymi që ngrihej mbi qytet, raporton agjencia AFP duke cituar dy dëshmitarë.

Shpërthimet ndodhën pas sulmeve të gjera iraniane në Gjirin Persik, si hakmarrje për sulmet e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit ndaj Iranit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco