Zyrtari iranian kërcënon SHBA dhe Izraelin pas sulmit të përbashkët: Nuk kemi ‘vijë të kuqe’, gjithçka e mundur

Zyrtari iranian kërcënon SHBA dhe Izraelin pas sulmit të përbashkët: Nuk kemi ‘vijë të kuqe’, gjithçka e mundur

10:09, 28/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një zyrtar i lartë iranian, i intervistuar nga Al Jazeera lidhur me sulmin e përbashkët SHBA-Izrael, ka lëshuar kërcënime të drejtpërdrejta ndaj interesave amerikane dhe izraelite në Lindjen e Mesme.

“Të gjitha burimet dhe interesat amerikane dhe izraelite në Lindjen e Mesme janë objektiva legjitime për ne. Pas këtij sulmi, nuk kemi vija të kuqe dhe gjithçka është e mundur, përfshirë skenarët që nuk janë propozuar më parë,” tha zyrtari.

Ai shtoi se: “SHBA-ja dhe Izraeli kanë filluar një luftë dhe pasojat e saj do të jenë të gjera dhe afatgjata. Nuk u habitëm nga ky sulm i përbashkët dhe kemi një përgjigje komplekse dhe të kufizuar në kohë. Çdo kërkesë për të frenuar agresionin, për të mos u përgjigjur dhe për t’u dorëzuar do të refuzohet dhe është një ëndërr e parealizuar.”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco