Kurthi i mjaltit i Kremlinit/ Bill Gates, afera e tij ruse dhe spiunia e Putinit

Kurthi i mjaltit i Kremlinit/ Bill Gates, afera e tij ruse dhe spiunia e Putinit

11:20, 27/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Christopher Buhl, BILD

Miliarderi i Microsoft-it, Bill Gates (70 vjeç), ka zbuluar gjithçka dhe ka pranuar se ka pasur aventura me dy gra ruse. Njëra prej tyre: Mila Antonova. Gates e njohu atë në vitin 2009 gjatë një aktiviteti të brixhit; të dy ndajnë pasionin për këtë lojë. Thashethemet për një marrëdhënie intime midis tyre qarkullojnë që prej disa vitesh. Edhe raportet mbi një lidhje të mundshme të Gates me një spiune ruse legjendare po marrin jetë tani.

Bëhet fjalë për Anna Chapman (44 vjeç), agjentja “00Sex”, e cila deri në vitin 2010 ka spiunuar shoqërinë e lartë të Nju Jorkut për pasardhësin e KGB-së, SVR – si anëtare e një rrjeti spiunazhi me dhjetë persona. Mediat kishin raportuar tre vite më parë për një lidhje të mundshme midis saj dhe Antonova-s. Pikante: “Daily Mail” publikoi atëherë një foto të tyre, të dyja të afërta dhe të lumtura në Nju Jork.

Anna Chapman, heroinë e agjentëve rusë

A do të thotë kjo që Gates, për shkak të aventurës së tij, ka rënë në shënjestër të Kremlinit dhe të sundimtarit të tij, Vladimir Putin (73 vjeç)? Fakt është: Chapman ishte një nga spiunet më të forta të Moskës. Pas zbulimit të saj, në qershor të vitit 2010, ajo ishte pjesë e një shkëmbimi të madh agjentësh midis Rusisë dhe SHBA-ve: në aeroportin e Vjenës, ajo dhe nëntë spiunë të tjerë u dorëzuan në këmbim të katër agjentëve rusë të infiltruar.

A i ka dhënë ajo Moskës edhe historitë e shtratit të shoqes së saj, Mila Antonova, kjo mbetet e paqartë. Por pavarësisht kësaj, duket se i ka ofruar regjimit kaq shumë material sekret nga festa, pritjet dhe netët e seksit, sa u bë heroine kombëtare pas kthimit në Rusi. Një zgjedhje ideale për të përhapur propagandën e Kremlinit vazhdimisht.

Jeffrey Epstein dhe “Kurthet e Mjaltit”

Në dosjet e Epstein gjenden mijëra lidhje me Rusinë. Emri i Putinit përmendet së paku 1056 herë sipas zbulimeve të fundit, ndërsa Moska përmendet 9629 herë. Thuhet se Epstein mburrej se kishte qasje direkte në Kremlin. Në emailet e tij të brendshme përmendej edhe një takim i mundshëm me Putinin, përfshirë një takim në shtator 2011. Nëse këto takime ndodhën vërtet, mbetet e paqartë.

Në lidhje me Anna Chapman, është interesante lidhja e ngushtë mes Epstein dhe Moskës. Thuhet se Epstein ishte i përfshirë në vendosjen e “kurtheve të mjaltit” për figura të shquara (politikanë, miliarderë, anëtarë të familjeve mbretërore). Për të spiunuar këta individë ose për t’i shantazhuar me foto dhe video, ai thuhet se solli në mënyrë të qëllimshme gra ruse.

“Spiunja që na deshi”

‘New York Post’ e titulloi në vitin 2010 “Spiunia që na deshi”, duke bërë aluzion te filmi i James Bondt “The Spy Who Loved Me” (1977).

Edhe fqinjia e Gjermanisë, Polonia, ndoqi teorinë e “kurthit të mjaltit” në fillim të shkurtit. Kryeministri Donald Tusk (68 vjeç) njoftoi ngritjen e një komisioni special që do të ndiqte gjurmët e mundshme të Epstein në Poloni. Edhe Tusk përmendi një “kurth të ëmbël të vendosur për elitën e botës perëndimore, veçanërisht për Shtetet e Bashkuara”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco