Izraeli ka pritur mbërritjen e aeroplanmbajtëses amerikane USS Gerald R. Ford, anija më e madhe luftarake në botë, në një moment të rëndësishëm për sigurinë rajonale, ndërkohë që tensionet midis SHBA dhe Iranit po rriten.
USS Gerald R. Ford u nis nga porti i Suda-s në Greqi të enjten në mëngjes, pas një qëndrimi disa ditësh atje për t’u furnizuar me karburant, municione dhe furnizime të tjera. Aeroplanmbajtësja është tashmë në Detin Mesdhe, duke përforcuar praninë ushtarake amerikane në rajon.
Kjo mbërritje ndodh në një periudhë të tensionuar mes SHBA dhe Iranit, dhe tregon angazhimin e SHBA për mbështetje ndaj Izraelit në këtë kontekst.
© SYRI.net