Teksa forcat amerikane grumbullohen në Lindjen e Mesme në mes të tensioneve në rritje me Iranit, fotografitë e shkrepura tregojnë lëvizjen e njësive detare dhe ajrore – nga Kreta në Azore dhe nga Britania në Bullgari.

Një aeroplan në kuvertën e aeroplanmbajtësit USS Gerald R. Ford në portin e ishullit grek të Kretës më 24 shkurt. Uashingtoni aktualisht po kryen një nga grumbullimet e tij më të mëdha të forcave ushtarake në Lindjen e Mesme që nga pushtimi i Irakut më 2003.
2 Aeroplanmbajtësi Gerald R. Ford duke kaluar përmes Ngushticës së Gjibraltarit para se të arrijë në Kretë.
3 Bagëti duke kullotur, teksa në prapavijë shihen cisternat e Forcave ajrore amerikane që përdoren për furnizim me karburant të aeroplanëve. Kjo fotografi është shkrepur më 23 shkurt në Bazën Ajrore Lajes në arkipelagun e Azoreve, që qeveriset nga Portugalia.
4 Një aeroplan i ushtrisë amerikane në pistën e Bazës Ajrore Lajes, që përdoret nga forcat ajrore amerikane dhe portugeze. Aktiviteti i shtuar amerikan në Lajes ka çuar në disa debate brenda Portugalisë, ku Qeveria ka thënë se për lëvizjet e aeroplanëve amerikanë nuk kërkohet autorizim nga ajo.
5 Një aeroplan luftarak amerikan në Bazën Ajrore RAF Mildenhall në Sufolk të Britanisë më 20 shkurt.
6 Aeroplanë të ushtrisë amerikane shihen në aeroportin ndërkombëtar të Sofjes në Bullgari më 19 shkurt.
7 Një cisternë e Marinës amerikane e fotografuar nga një luftanije në Detin Arabik më 18 shkurt.
8 Irani dhe Rusia kanë publikuar disa imazhe ditëve të fundit që shfaqin stërvitjet e përbashkëta detare. Kjo fotografi e 17 shkurtit shfaq lëshimin e një rakete nga një anije iraniane që gjendet në brigjet jugore të Iranit.