E rëndë në Itali/ Vjehrri godet 10 herë nusen e djalit me hanxhar, nuk pranonte dot ndarjen e tyre

E rëndë në Itali/ Vjehrri godet 10 herë nusen e djalit me hanxhar, nuk pranonte dot ndarjen e tyre

19:10, 25/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në periferi të Romës, ku një grua 41-vjeçare është sulmuar me hanxhar nga vjehrri i saj. Siç shkruan Ansa.it, episodi ka ndodhur në rrugën Via di Bravetta, menjëherë pasi gruaja kishte shoqëruar fëmijët në shkollë.

Sipas karabinierëve, i moshuari 85-vjeçar i kishte zënë pritë nuses së djalit, duke e goditur rreth dhjetë herë në kokë dhe duar. Sulmi dyshohet se lidhet me kundërshtimin e tij ndaj vendimit të gruas për t’u ndarë nga i biri.

Tragjedia u shmang falë ndërhyrjes së menjëhershme të një karabinieri që ndodhej rastësisht aty jashtë shërbimit, i cili arriti ta çarmatosë dhe ta neutralizojë agresorin deri në mbërritjen e patrullës.

Gruaja u dërgua me urgjencë në spital në gjendje të rëndë, por sipas mjekëve të San Camillo Forlanini, ajo është jashtë rrezikut për jetën. Ajo ka pësuar plagë në kokë dhe në dorë, të cilat janë qepur menjëherë, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e një ndërhyrjeje kirurgjikale në dorë.

I moshuari është arrestuar me akuzën e tentativës për vrasje, ndërsa arma e krimit është sekuestruar. Hetimet vazhdojnë për të sqaruar plotësisht motivet e sulmit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco