Moska kritika Perëndimit, Zakharova: E ka shndërruar regjimin e Kievit në një përbindësh të pangopur!

Moska kritika Perëndimit, Zakharova: E ka shndërruar regjimin e Kievit në një përbindësh të pangopur!

11:31, 25/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se "Perëndimi e ka shndërruar regjimin e Kievit në një përbindësh të pangopur".

“Ata nuk e kuptuan se kishin krijuar dhe formësuar fjalë për fjalë një përbindësh që do t’i përpinte ata i pari”, tha Zakharova në një intervistë me Sputnik Radio, të raportuar nga agjencitë ruse të lajmeve.

“Ky përbindësh është i pangopur”, shtoi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme. “Këtij përbindëshi fillimisht iu premtua pushtet mbi të gjithë botën, dhe ende nuk e ka marrë”, vazhdoi Zakharova.

 “Fillimisht, Zelensky dhe Bankova (selia e qeverisë ukrainase) u thanë jo vetëm se ai do të rifitonte një lloj ‘territori’ atje, por se do të bëhej sundimtari i këtij rajoni, i cili do të bëhej një pikë kyçe në hartën e kontinentit evropian”, raporton agjencia e lajmeve italiane, ANSA.

Zakharova komentoi edhe raportin e Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme Ruse (SVR) ,në lidhje me planet e Britanisë dhe Francës për të armatosur Ukrainën me një bombë bërthamore.

Sipas saj, "Britania dhe Franca po bëhen gati dhe tashmë e kanë manipuluar temën e armëve bërthamore në praktikë, në vend që të flirtojnë retorikisht me regjimin e Kievit për këtë çështje".

Në të njëjtën kohë, diplomatja ruse vuri në dukje se, gjatë javës së kaluar, mediat e kishin minimizuar lajmin duke e zhvendosur vëmendjen globale te një majmun i vogël në Japoni. "Media perëndimore bënë gjithçka për ta rifokusuar vëmendjen e të gjithë botës, te një majmun i vogël në një kopsht zoologjik japonez", tha ajo, duke komentuar lajmet e fundit virale, raporton agjencia shtetërore e lajmeve ruse, TASS.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco