Qeveria amerikane fillon të aplikojë tarifat prej 10 përqind

Qeveria amerikane fillon të aplikojë tarifat prej 10 përqind

21:25, 24/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Qeveria amerikane filloi sot zbatimin e një tarife të përgjithshme prej 10 përqind, që është pesë përqind më e ulët se ajo që njoftoi Presidenti Donald Trump gjatë fundjavës.

Tarifa globale e shpallur sot nga Doganat dhe Mbrojtja Kufitare vjen pasi Gjykata Supreme vendosi që Trump nuk kishte të drejtë të përdorte fuqitë e emergjencës pa miratimin e Kongresit.

Pas këtij vendimi, Trump tha se do të vendoste një tarifë prej 10 përqind për të gjitha vendet, vetëm për të njoftuar një ditë më vonë se ajo do të arrinte në 15 përqind, që është maksimumi për të cilin, në përputhje me ligjin, ai ka të drejtë, raporton CNN.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se Trump nënshkroi vetëm një urdhër ekzekutiv që vendoste tarifa prej 10 përqind dhe shtoi se plani është t'i rrisë ato në 15 përqind kur presidenti të nënshkruajë urdhrin e ri.

Tarifat globale vendosen sipas një autorizimi që i lejon qeverisë t'i zbatojë ato deri në 150 ditë me një normë maksimale prej 15 përqind, pas së cilës ato mund të zgjaten vetëm nëse Kongresi vendos ta bëjë këtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco