Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Të rinjtë marrin drejtimin e PD

Tërmeti 7.4 ballë godet Meksikën… panik te popullsia!

Tërmeti 7.4 ballë godet Meksikën… panik te popullsia!

17:41, 17/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 goditi bregun perëndimor të Meksikës, ndërsa autoritetet lëshuan alarm për cunami pas lëkundjeve të forta që shkaktuan panik te banorët.

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS) njoftoi se epiqendra e tërmetit ishte 71 kilometra në jugperëndim të Puerto Madero, në shtetin Chiapas, në një thellësi prej rreth 10 kilometrash.

Lëkundjet u ndjenë edhe në Guatemalën fqinje, ndërsa autoritetet aktivizuan paralajmërimin për cunami si masë paraprake.

Deri tani nuk ka raportime për viktima apo të lënduar, por tërmeti është vlerësuar si shumë i fuqishëm, ndërsa autoritetet po monitorojnë situatën dhe po vlerësojnë dëmet e mundshme.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco