Ukrainë - Sulm me bombë në Lviv/ Humb jetën një police

Ukrainë - Sulm me bombë në Lviv/ Humb jetën një police

07:33, 22/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një sulm me bombë u regjistrua në orët e para të mëngjesit në Lviv, në Ukrainën veriperëndimore. Si pasojë të paktën një police rreth moshës 23-vjeç është vrarë ndërsa 15 persona të tjerë u plagosën.

Të lënduarit u dërguan menjëherë në spital për të marrë trajtim mjekësor. Kryetari i bashkisë së qytetit, Andriy Sadovy, e dënoi veprimin duke e quajtur atë një “sulm terrorist”, por pa dhënë informacione të mëtejshme rreth autorëve.

Sipas raportimeve nga agjencia ukrainase e lajmeve UNN, policia mori një telefonatë rreth orës 00:30 në lidhje me një incident që përfshinte një vjedhje të dyshuar në një dyqan. Kur oficerët mbërritën në vendngjarje, ndodhën shpërthimet duke tronditur zonën.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco