‘Dialogojmë’, Kievi thirrje Hungarisë dhe Sllovakisë: Ultimatumet e shantazhet, të papërgjegjshme dhe kërcënuese për rajonin

‘Dialogojmë’, Kievi thirrje Hungarisë dhe Sllovakisë: Ultimatumet e shantazhet, të papërgjegjshme dhe kërcënuese për rajonin

21:36, 21/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ministria e jashtme e Ukrainës i ka bërë thirrje Hungarisë dhe Sllovakisë të angazhohen në një dialog konstruktiv, pas paralajmërimeve të tyre se do të ndërpresin furnizimin me energji elektrike për Ukrainën nëse nuk rifillojnë tranzitin e naftës ruse përmes tubacionit Druzhba.

“U bëjmë thirrje qeverive të Hungarisë dhe Sllovakisë për bashkëpunim sjellje të përgjegjshme”, tha ajo në një deklaratë të postuar në kanalin e saj në Telegram.

Ministria i cilësoi këto qëllime si "ultimatume dhe shantazh". "Veprime të tilla <…> janë provokuese dhe të papërgjegjshme dhe kërcënojnë sigurinë energjetike të të gjithë rajonit", shtoi ajo.

Furnizimet me naftë ruse për Hungarinë nëpërmjet tubacionit Druzhba që kalon nëpër Ukrainë u pezulluan në fund të janarit. Budapesti këmbëngul se Ukraina po bllokon furnizimet me naftë nga Rusia vetëm për arsye politike.

 Në përgjigje të bllokimit të tubacionit Druzhba, Hungaria ndaloi furnizimet me naftë për Ukrainën, bllokoi kredinë prej 90 miliardë eurosh të Bashkimit Evropian dhe paralajmëroi se do të ndalonte furnizimet me energji elektrike për Ukrainën.

Ndërkohë, kryeministri sllovak Robert Fico paralajmëroi gjithashtu se qeveria e vendit të tij do të ndalojë furnizimin me energji elektrike për Ukrainën nga 23 shkurti nëse Ukraina nuk rifillon furnizimet me naftë nëpërmjet tubacionit Druzhba./ TASS.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco