Aksident në SHBA/ Makina përplas nënën dhe dy fëmijët, drejtuesja 68-vjeçare dyshohet e dehur

Aksident në SHBA/ Makina përplas nënën dhe dy fëmijët, drejtuesja 68-vjeçare dyshohet e dehur

19:05, 19/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident në SHBA për pak mund të ishte kthyer në tragjedi. Nëna bashkë me dy fëmijët e saj ka shpëtuar mrekullisht. Një makinë u përplas me një kopsht, shumë pranë ku ndodheshin nëna bashkë me dy fëmijët që u goditën nga automjeti.

Pamjet tregojnë qartë momentin e frikshëm, ndërsa nëna mundohet të tërheqë djemtë për t’i shpëtuar nga përplasja.

Drejtuesja e automjetit një 68-vjeçare dyshohet se ishte duke drejtuar makinën nën efektin e alkoolit, e cila më pas u arrestua nga autoritetet.

Nëna pësoi lëndime në shpinë dhe qafë, ndërsa djali i vogël po trajtohet për lëndime në këmbë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco