CNN: Ushtria amerikane gati për të sulmuar Iranin këtë fundjavë

CNN: Ushtria amerikane gati për të sulmuar Iranin këtë fundjavë

07:14, 19/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Shtetet e Bashkuara po dislokojnë një forcë të fuqishme detare dhe ajrore në Lindjen e Mesme, që mund të nënkuptojë se po përgatit terrenin për një sulm në shkallë të gjerë ndaj Iranit.

Sipas raportimeve të CNN dhe CBS News të transmetuara dje, forcat e armatosura amerikane janë gati të fillojnë të godasin Iranin nga fundjava, nëse Donald Trump e urdhëron këtë.

Presidenti amerikan, vazhdon të kërcënojë Teheranin se mund të fillojë ndërhyrje ushtarake nëse bisedimet në vazhdim nuk çojnë në një marrëveshje mbi programin e energjisë bërthamore të Republikës Islamike.

Ai i tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja ndërkombëtare e vitit 2015 mbi programin bërthamor të Iranit, zyrtarisht i njohur si Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit (JCPOA), në vitin 2018 gjatë mandatit të tij të parë.

Uashingtoni vazhdon të dërgojë dhjetëra anije luftarake dhe avionë ushtarakë në Lindjen e Mesme. Tani ka vendosur dhjetëra mijëra trupa në baza në të gjithë rajonin, disa prej të cilave mund të jenë të prekshme nga hakmarrja iraniane.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco