Lajmi i fundit

LIVE/ Kryetari i PD, Sali Berisha konferencë me gazetarët salla Azem Hajdari , selia e PD

Kapet me pushkë të mbushur dhe municion, arrestohet 18-vjeçari pranë Kapitolit

Kapet me pushkë të mbushur dhe municion, arrestohet 18-vjeçari pranë Kapitolit

07:18, 18/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia e Kapitolit të SHBA-së arrestoi një 18-vjeçar që po ecte drejt Kapitolit në Uashington, duke mbajtur me vete një pushkë të mbushur dhe sasi të konsiderueshme municioni.

Sipas autoriteteve, i riu u vu re teksa afrohej drejt ndërtesës dhe filloi të vraponte në drejtim të hyrjes perëndimore.

Oficerët e ndaluan menjëherë dhe i kërkuan të hidhte armën, urdhër të cilit ai iu bind, duke u arrestuar në vend.

Policia bëri të ditur se 18-vjeçari mbante veshur një jelek ushtarak dhe kishte disa plumba me vete.

Ai kishte parkuar një automjet tip Mercedes-Benz SUV në një bllok aty pranë, ku u gjetën edhe një helmetë dhe një maskë gazi.

Autoritetet theksuan se nuk ka shenja për një kërcënim më të gjerë apo persona të tjerë të përfshirë në incident.

Motivi i veprimit mbetet i paqartë, ndërsa bëhet e ditur se i arrestuari nuk është banor i zonës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco