Gjermania dhe Britania paralajmërojnë BE: Armatosuni kundër një sulmi të mundshëm rus!

Gjermania dhe Britania paralajmërojnë BE: Armatosuni kundër një sulmi të mundshëm rus!

18:46, 16/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Udhëheqësit ushtarakë të Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe kanë paralajmëruar europianët të armatosen për një sulm të mundshëm rus.

Mediat shkruajnë se zyrtarët më të lartë nga Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar, paralajmëruan se vendet evropiane duhet të përballen me të vërtetat e pakëndshme për sigurinë e tyre dhe të bëjnë zgjedhje të vështira në lidhje me shpenzimet.

“Grumbullimi ushtarak i Moskës, i kombinuar me gatishmërinë e saj për të bërë luftë në kontinentin tonë, siç dëshmohet në mënyrë të dhimbshme në Ukrainë, përfaqëson një rrezik në rritje që kërkon vëmendjen tonë kolektive”, tha shefi i mbrojtjes i Gjermanisë, gjenerali Carsten Breuer dhe shefi i shtabit të mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, Marshalli Ajror Sir Richard Knighton.

Gjatë dekadës së fundit, shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, anëtare e të cilave Mbretëria e Bashkuar nuk është anëtare kanë dyfishuar shpenzimet e tyre të mbrojtjes, por nevojiten më shumë shpenzime, argumentuan shefat e mbrojtjes.

“Është e qartë se kërcënimet me të cilat përballemi kërkojnë një ndryshim në mbrojtjen dhe sigurinë tonë. Riarmatimi nuk është luftënxitës, është veprimi i përgjegjshëm i kombeve të vendosura për të mbrojtur popullin e tyre dhe për të ruajtur paqen”, thanë ata.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco