FOTO/ Shatërvanë llave në qiell, shpërthimi dramatik i vullkanit Kilauea në Hawai

FOTO/ Shatërvanë llave në qiell, shpërthimi dramatik i vullkanit Kilauea në Hawai

17:37, 16/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një prej vullkaneve më aktivë në botë, Mali Kilauea ndriçoi qiellin e Hauait pas një shpërthimi të zjarrtë dramatik.

Video të shfaqura në rrjet treguan shatërvanë llave të kuqe dhe hi teksa ngriheshin në lartësinë e 1300 metrave.

Siç bëri të ditur Shërbimi Gjeologjik në SHBA, ky ishte episodi i 42 i shpërthimit të vullkanit, dhe nisi rreth orës 2 të pasdites.

Shkencëtarët konstatojnë se vullkani ka përjetuar shpërthime të njëpasnjëshme që nga 23 dhjetori 2024, qe zakonisht zgjasin me pak se në ditë.

Aktiviteti është përqendruar kryesisht në dy gryka - një në veri dhe një tjetër në jug, brenda kraterit Halemaʻuma.

Banorët dhe shkencëtarët vazhdojnë të monitorojnë aktivitetin e Kilauea-s ndërsa ai formëson peizazhin dramatik vullkanik të ishullit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco