Forcat kurde siriane liruan të hënën 34 australianë nga një kamp ku mbaheshin familje të dyshuarve si anëtarë të Shtetit Islamik në veri të Sirisë, duke thënë se ata do të transportoheshin me aeroplan nga Damasku për në Australi.
Houkmiya Mohammed, drejtoreshë e kampit Roj, tha për Reuters se 34 australianët u liruan dhe iu dorëzuan të afërmve që kishin udhëtuar në Siri për çlirimin e tyre.
Raportohet gjithashtu se, ata u çuan në autobusë të vegjël për në Damask. Kampi Roj është shtëpia e më shumë se 2,000 njerëzve nga 40 kombësi të ndryshme, shumica e të cilëve janë gra dhe fëmijë.
Mijëra njerëz që besohet se janë të lidhur me militantët e Shtetit Islamik po mbahen në Roj dhe në një kamp të dytë, Al-Hol, pasi grupi xhihadist u dëbua nga bastioni i tij i fundit territorial në Siri në vitin 2019.
Forcat qeveritare siriane pushtuan pjesë të mëdha të Sirisë veriore nga Forcat Demokratike Siriane të udhëhequra nga kurdët në janar, përpara se të bien dakord për një armëpushim më 29 janar.
Ushtria amerikane javën e kaluar përfundoi një mision për të transportuar 5,700 të burgosur meshkuj të Shtetit Islamik nga Siria në Irak .
© SYRI.net