Tentoi të rrëmbente një vajzë 18-muajshe, arrestohet autori, e mitura me frakturë në kofshë

Tentoi të rrëmbente një vajzë 18-muajshe, arrestohet autori, e mitura me frakturë në kofshë

08:16, 16/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Është vënë në pranga shtetasi rumun në Bergamo të Italisë, i cili tentoi të rrëmbente një vajze 18-muajshe.

Ngjarja ndodhi të dielën më 15 shkurt, rreth orës 13:00, kur burri po hynte në një supermarket në momentin që një familje, prindërit me vajzën e tyre të mitur, po dilnin nga dyqani.

Siç shihet edhe nga pamjet filmike të supermarketit, ai e kapi papritur fëmijën nga këmbët, duke tentuar në mënyrë të dhunshme ta shkëpuste nga e ëma, e cila e mbante për dore, dhe ta tërhiqte drejt brendësisë së qendrës tregtare.

Nëna reagoi menjëherë dhe kundërshtoi me forcë, duke kërkuar ndihmë. Babai i saj, që ndodhej pranë, ndërhyri me shpejtësi dhe arriti ta neutralizonte autorin e dyshuar.

Vajza u transportua në spital për ekzaminime mjekësore, ku u konstatua një frakturë në kockën e kofshës (femurit), e cila iu atribuua tentativës së dhunshme për rrëmbim.

Pas përfundimit të veprimeve paraprake hetimore, shtetasi rumun u arrestua për rrëmbim të rënduar, pasi vepra u krye ndaj një të miture nën moshën 14 vjeç, si dhe për shkaktim të lëndimeve të rënda trupore.

Ai u vu në dispozicion të autoriteteve gjyqësore, të cilat morën pjesë në të gjitha fazat e procedurës dhe urdhëruan ndalimin e tij të përkohshëm deri në vërtetimin e arrestimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco