Panik në ajër, motori i avionit të 'Arik Air' shpërthen gjatë fluturimit! Piloti bën ulje emergjente

Panik në ajër, motori i avionit të 'Arik Air' shpërthen gjatë fluturimit! Piloti bën ulje emergjente

08:19, 13/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Momente paniku përjetuan pasagjerët e një fluturimi në Nigeria të mërkurën, pasi dëgjuan një shpërthim dhe më pas panë se një nga motorët e avionit ishte dëmtuar rëndë.

Image

Në videon e regjistruar nga pasagjerët e fluturimit të kompanisë Arik Air, shihet motori i majtë i shkatërruar, ndërsa avioni ishte në ajër gjatë itinerarit nga Lagos drejt Port Harcourt.

Image

Si pasojë e situatës, piloti u detyrua të kryente një ulje emergjente në Benin City, ndërsa sipas njoftimeve zyrtare, asnjë nga 80 pasagjerët në bord nuk mbeti i lënduar.

Image

Pasagjerët treguan se gjatë zbritjes dëgjuan një zhurmë të fortë nga ana e majtë e avionit.

Komisioni për Hetimin e Sigurisë së Fluturimeve në Nigeri bëri të ditur se ka nisur një hetim për të zbardhur rrethanat e incidentit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco