Macron: Dialogu me Putin kërkon kohë, ne duam garanci për Ukrainën

Macron: Dialogu me Putin kërkon kohë, ne duam garanci për Ukrainën

07:59, 13/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka deklaruar se nuk ka asnjë urgjencë për të nisur dialogun me presidentin rus, Vladimir Putin duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes vendeve evropiane.

“Nuk është çështje ditësh, po i përgatitim gjërat. Mendoj se tani duhet të punojmë mbi atë që duam të kërkojmë”, tha ai.

Macron njoftoi në dhjetor se dëshironte të rifillonte shkëmbime direkte me homologun e tij rus, të cilat ishin ndërprerë gjerësisht për shkak të luftës në Ukrainë dhe në fillim të shkurtit dërgoi këshilltarin e tij diplomatik në Moskë për t’i përgatitur ato.

”Ky diskutim me Vladimir Putin duhet të përgatitet midis evropianëve në mënyrë që, në momentin e duhur, të jemi të gatshëm. Dhe ne çfarë duam? Duam garanci sigurie për Ukrainën, por gjithashtu duam diçka edhe për evropianët”, shtoi Macron.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco