Sekretari i përgjithshëm i qeverisë britanike, Chris Wormald është larguar nga posti i sekretarit të kabinetit dhe kreut të Shërbimit Civil, vetëm disa muaj pas emërimit në dhjetor 2024, duke u bërë kështu mbajtësi me mandatin më të shkurtër në historinë e këtij roli. Zyra e Kabinetit tha se largimi u bë “me marrëveshje të ndërsjellë”, mes raportimeve për pakënaqësi nga Downing Street lidhur me performancën e tij.
Kryeministri Sir Keir Starmer e falënderoi për mbi 35 vite shërbim publik dhe konfirmoi se ishte rënë dakord që ai të jepte dorëheqjen menjëherë. Detyrat e tij do të ndahen përkohësisht mes tre zyrtarëve të lartë, derisa të emërohet një pasardhës.
Largimi vjen në një moment të trazuar për qeverinë, pas polemikave për emërimin e Lord Mandelson si ambasador në SHBA dhe disa largimeve të tjera në rrethin e ngushtë të kryeministrit. Opozita konservatore e kritikoi ashpër vendimin, ndërsa sindikata e nëpunësve të lartë civilë e quajti trajtimin e tij “një nivel të ri të ulët”.
Emri më i përfolur për ta zëvendësuar është Dame Antonia Romeo, e cila, nëse emërohet, do të bëhej gruaja e parë në krye të Shërbimit Civil.
© SYRI.net