Një tërmet i fuqishëm ka tronditur Kilin këtë të enjte, 12 shkurt, duke shkaktuar frikë dhe panik te banorët e zonave të prekura.
Sipas të dhënave paraprake, lëkundjet arritën magnitudën 6.2 të shkallës Rihter dhe u regjistruan rreth mesditës me orën lokale. Dridhjet janë ndjerë të forta, ndërsa në pamjet e publikuara në rrjet shihen objekte që lëkunden dhe njerëz që dalin me nxitim jashtë ambienteve.
Instituti Euro-Mesdhetar bën me dije se epiqendra ka qenë rreth 95 kilometra në jug të qytetit Coquimbo dhe 32 kilometra në jugperëndim të Ovalle. Thellësia e tërmetit është vlerësuar rreth 37 kilometra.
Deri në këto momente, autoritetet nuk kanë raportuar për viktima apo dëme materiale, ndërsa situata po monitorohet nga strukturat përkatëse.
Sismo de hoy, M6.1 13km al O de Punitaqui, percibido en Coquimbo #sismo #temblor #chile #LaSerena #Coquimbo #earthquake pic.twitter.com/sNLuZq9LlS
— Wildbreak 🇨🇱 (@Dushdelush44) February 12, 2026
© SYRI.net