Macron: E vetmja zgjidhje është që Evropa të bëhet një fuqi e pavarur

Macron: E vetmja zgjidhje është që Evropa të bëhet një fuqi e pavarur

20:52, 11/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti francez Emmanuel Macron tha sot në Antverp se zgjidhja "e vetme" ndaj kërcënimeve ekonomike që paraqesin Kina dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës është që Evropa të bëhet një fuqi e pavarur.

“Na duhet një shkallë dhe një shpejtësi e re në qasjen tonë për t’i dhënë fund fragmentimit që dobëson dhe rrezikon poshtërimin e Evropës”, ​​tha Emmanuel Macron para udhëheqësve të biznesit në Antverp të Belgjikës, raportuan mediat franceze.

Presidenti francez lançoi edhe një herë idenë e "eurobonove", bono të përbashkëta evropiane për të financuar investime të mëdha dhe që Evropa të mbetet konkurruese me Pekinin dhe Uashingtonin .

“Nëse duam të investojmë mjaftueshëm në mbrojtje dhe siguri hapësinore, teknologji të pastra, inteligjencë artificiale dhe informatikë kuantike dhe të transformojmë produktivitetin dhe konkurrueshmërinë tonë, e vetmja zgjidhje është të emetojmë një borxh të përbashkët”, shtoi Macron.Ideja e një borxhi të përbashkët evropian është mbështetur nga Franca për vite me radhë, por është refuzuar vazhdimisht nga vendet e tjera, përfshirë Gjermaninë.

"Nuk kemi jetuar kurrë në një periudhë si kjo. Prandaj, duhet të pranojmë ndërmarrjen e masave kyçe që nuk janë shumë të zakonshme në paketën tradicionale evropiane të masave", tha Macron.

Presidenti francez tha se Evropa është në një situatë emergjente dhe shtoi se të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm për këtë sepse së shpejti do të jetë tepër vonë.

Macron u bëri thirrje gjithashtu vendeve që janë gati të zbatojnë reformat e tregut të vetëm evropian të propozuara nga Komisioni, të forcojnë bashkëpunimin, me qëllim arritjen e përparimit sa më shpejt të jetë e mundur.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, më parë e mbështeti këtë bashkëpunim të shtuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco