Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës, mijëra qytetarë vijojnë marshimin në Tiranë, ku kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

VIDEO/ Incidente në Milano midis protestuesve dhe policisë pranë Fshatit Olimpik

VIDEO/ Incidente në Milano midis protestuesve dhe policisë pranë Fshatit Olimpik

07:29, 08/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Trazirat janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtunë në Fshatin Olimpik në Milano. Rreth 5,000 persona demonstruan kundër Lojërave Olimpike Dimërore Milano-Kortina.

Demonstrata u organizua në shenjë proteste kundër shpyllëzimit të regjistruar në Cortina d’Ampezzo, për të ndërtuar infrastrukturën olimpike, si dhe në shenjë proteste kundër përjashtimit të atletëve transgjinorë nga Lojërat.

Shumica e pjesëmarrësve në marshim demonstruan në mënyrë paqësore. Pak para përfundimit të tij, njerëz me fytyra të mbuluara filluan të hidhnin fishekzjarre dhe bomba tymi drejt policisë, e cila u përgjigj me topa uji dhe gaz lotsjellës.

Pesë protestues janë arrestuar deri më tani dhe janë dërguar në selinë e policisë pas përleshjeve në zonën e Corvetos. Pasi policia italiane u kundërpërgjigj, protestuesit u tërhoqën.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco