Franca tha të premten se është vendi i parë në Bashkimin Evropian, që ka hapur një konsullatë në Groenlandë.
Ministria e Jashtme franceze, në një postim në X, tha se Jean-Noël Poirier, konsulli i përgjithshëm francez në Nuuk, kryeqytetin e Groenlandës, filloi punën e tij të premten. Ai do të jetë përgjegjës, ndër të tjera, për forcimin e lidhjeve politike me vendimmarrësit vendas.
🇬🇱 Arrivée à Nuuk
— France Diplomatie 🇫🇷🇪🇺 (@francediplo) February 6, 2026
🇫🇷 Jean-Noël Poirier prend ce vendredi 6 février ses fonctions de consul général de France à Nuuk au Groenland, au service de la communauté française et du renforcement des coopérations bilatérales.
La France devient le 1er pays de l’UE à ouvrir un consulat… pic.twitter.com/IENQ9wG6Ro
Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi planet për konsullatën në Nuuk qershorin e kaluar, pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se donte të merrte kontrollin e Grenlandës, një territor gjysmë-autonom i Danimarkës.
🇬🇱 Arrivée à Nuuk
— France Diplomatie 🇫🇷🇪🇺 (@francediplo) February 6, 2026
🇫🇷 Jean-Noël Poirier prend ce vendredi 6 février ses fonctions de consul général de France à Nuuk au Groenland, au service de la communauté française et du renforcement des coopérations bilatérales.
La France devient le 1er pays de l’UE à ouvrir un consulat… pic.twitter.com/IENQ9wG6Ro
Konflikti mbi ishullin Arktik u përshkallëzua kohët e fundit, kur Trump kërcënoi ta aneksonte atë, duke refuzuar të përjashtonte përdorimin e forcës për ta bërë këtë.
Në një takim në Davos të Zvicrës muajin e kaluar, Trump tërhoqi kërcënimet e tij për të përdorur forcën ushtarake dhe gjithashtu hoqi tarifat ndëshkuese kundër disa vendeve evropiane që kishin kundërshtuar përpjekjet e tij.
Danimarka dhe SHBA-të po përpiqen të gjejnë një zgjidhje përmes bisedimeve./ DPA News.
© SYRI.net