Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës qytetare në Tiranë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama

Kabineti i Sigurisë në Izrael takim urgjent përpara bisedimeve SHBA-Iran

Kabineti i Sigurisë në Izrael takim urgjent përpara bisedimeve SHBA-Iran

19:48, 05/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kabineti izraelit i sigurisë është mbledhur në një seancë urgjente përpara bisedimeve të planifikuara midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, konfirmoi sot një zyrtar izraelit.

Faqja e internetit e lajmeve Ynet raportoi se takimi, i cili fillimisht ishte planifikuar të zhvillohej të dielën, është shtyrë.

Sipas burimeve iraniane, bisedimet me SHBA-në do të zhvillohen nesër në kryeqytetin e Omanit, Muscat.

Teherani tha se po planifikon të kufizojë bisedimet për programin e tij bërthamor, ndërsa Uashingtoni dëshiron të vendosë në axhendë programin e raketave të Iranit, shkeljet e të drejtave të njeriut dhe mbështetjen e tij për grupet e armatosura anti-izraelite si Hamasi, Hezbollahu dhe Huthët.

Sipas qeverise izraelite bisedimet SHBA-Iran mund të dështojnë.

“Ynet” raportoi shqetësimet izraelite se presidenti i SHBA-së Donald Trump mund të bëjë lëshime për të arritur një marrëveshje të kufizuar mbi kufizimin e programit bërthamor të Iranit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco