Të paktën 16 persona janë vrarë dhe shumë të tjerë mund të jenë bllokuar pas një shpërthimi në një minierë të paligjshme qymyri në shtetin verilindor indian të Meghalaya-S. Shpërthimi ndodhi rreth orës 10 të mëngjesit sipas kohës lokale në një minierë të quajtur "vrima e miut" sepse tunelet e saj janë aq të ngushta sa punëtorët mezi mund të kalojnë nëpër to.
CNNgr shkruan se, miniera të tilla dikur ishin shumë të zakonshme në shtetet verilindore të Indisë, por u ndaluan në vitin 2014 për shkak të numrit të lartë të aksidenteve dhe shkatërrimit mjedisor që ato shkaktojnë. Policia lokale është në vendngjarje dhe operacionet e shpëtimit kanë filluar, por përpjekjet për të gjetur punëtorët e bllokuar janë penguar nga mungesa e pajisjeve të duhura, tha Kumar. Përveç 16 të vdekurve, tetë punëtorë të tjerë u plagosën, shtoi ai.
Operacion i vështirë shpëtimi
Operacioni i shpëtimit ndërlikohet gjithashtu nga fakti se miniera ndodhet në një zonë të izoluar dhe do të duhen shumë orë që ekipet e shpëtimit shtetërorë dhe federalë të mbërrijnë me rrugë tokësore. Miniera ndodhet në zonën e kodrave East Jaintia, tha zëvendësdrejtori i policisë Manish Kumar. Një total prej 63 personash janë vrarë në aksidente në miniera të tilla të paligjshme në shtetet e Assamit dhe Meghalajës që nga viti 2012, sipas një vlerësimi të qeverisë federale.
© SYRI.net