Ministria e Jashtme e Rusisë njoftoi të enjten se ka dëbuar një diplomat gjerman në përgjigje të dëbimit të një zyrtari rus nga Berlini gjatë muajt janar. Rusia e ka quajtur dëbimin të pabazuar pasi Berlini e akuzoi diplomatin për spiunazh.
Ministria tha në një deklaratë se akuzat e Gjermanisë se diplomati rus ishte përfshirë në spiunazh ishin të sajuara dhe një provokim. Vendimi erdhi si kundërpërgjigje ndaj Berlinit.
Gjermania në janar njoftoi dëbimin e një anëtari të shërbimit diplomatik rus sepse personi në fjalë po kryente spiunazh.
“Qeveria gjermane nuk toleron spiunazhin në Gjermani, veçanërisht jo nën maskën e kapacitetit diplomatik”, tha Ministria e Jashtme gjermane në një deklaratë të postuar në platformën X.
© SYRI.net