Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës qytetare në Tiranë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama

Paqja në Ukrainë/ Putin vendos kushtin e ri: I japim fund luftës, vetëm nëse…

Paqja në Ukrainë/ Putin vendos kushtin e ri: I japim fund luftës, vetëm nëse…

11:24, 05/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Po mbahet raundi i ri i bisedimeve në Abu Dhabi mbi arritjen e një marrëveshjeje që do të çonte drejt një fundi në luftën në Ukrainë.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, Rusia paraqiti një kusht të ri për t’i dhënë fund luftës – njohjen ndërkombëtare të Donbasit si rus.

Tani, Rusia po kërkon jo vetëm dorëzimin e Donbasit për arritjen e paqes, por edhe njohjen e tij si rus nga “të gjitha vendet” pjesëmarrëse në negociata.

Të mërkurën, më 4 shkurt, filloi në Abu Dhabi një raund tjetër bisedimesh trepalëshe që përfshinin Shtetet e Bashkuara, Ukrainën dhe Rusinë .

Diskutimet zgjatën rreth pesë orë dhe vazhdojnë edhe sot.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco