Cari i kufirit, Tomy Homan ka njoftuar se do të ulë numrin e agjentëve federalë të imigracionit dhe patrullave kufitare në Minneapolis me 700.
Tom Homan tha në një konferencë për shtyp se tërheqja e pjesshme do të lërë 2,000 agjentë të Imigracionit dhe Doganave (ICE) dhe agjentë të tjerë federalë në qytet.
Ai shtoi se çdo tërheqje e mëtejshme e agjentëve, varet nga bashkëpunimi i zbatimit të ligjit vendas dhe komunitetit më të gjerë.
Vendimi vjen pas protestave kundër të shtënave fatale të dy qytetarëve amerikanë, Renee Good dhe Alex Pretti, nga agjentët federalë në janar.
Homan thotë se synon ta ulë praninë federale të imigracionit në Minneapolis në nivelin që ishte përpara se Donald Trump të urdhëronte një rritje të numrit të tyre në dhjetor, por për momentin do të mbeten rreth 2,000 agjentë.
Çdo ulje e mëtejshme do të varet nga niveli i bashkëpunimit nga zyrtarët vendorë dhe komuniteti, thotë ai.
Homan, i cili mori kontrollin e operacionit në janar, thotë se ka qenë një sukses, pavarësisht sfidave të shumta gjyqësore dhe vdekjes së Renee Good dhe Alex Pretti, dy shtetas amerikanë të qëlluar për vdekje nga agjentët federalë.
Ai thotë se nuk ka qenë një operacion i përsosur, por se është bërë “më i efektshëm” me një “zinxhir komande të vendosur dhe të unifikuar”.
Walz thotë se nevojitet 'tërheqje më e shpejtë dhe më e madhe'
Guvernatori i Minesotës, Tim Walz, thotë se njoftimi i sotëm i Homan "është një hap në drejtimin e duhur", por atyre u duhet një "tërheqje më e shpejtë dhe më e madhe e forcave".
Ai gjithashtu bën thirrje për hetime më të shpejta të udhëhequra nga shteti për vrasjet e Alex Pretti dhe Renee Good, dhe për t'i dhënë fund kësaj fushate hakmarrjeje.
Walz, i cili ka kundërshtuar fuqimisht veprimet e ICE-së në shtetet nën administratën Trump, thotë se operacioni "nuk po e bën Minesotën më të sigurt".
Në dhjetor, Presidenti i SHBA-së Donald Trump urdhëroi një valë agjentësh federalë të imigracionit në Minesota, si pjesë e një goditjeje ndaj imigracionit të paligjshëm në SHBA.
Rreth 2,000 agjentë nga agjencia e Imigracionit dhe Doganave (ICE) dhe agjenci të tjera federale u vendosën në Minneapolis që nga 14 janari, thanë zyrtarët më parë për partnerin amerikan të BBC-së, CBS News, si dhe 800 agjentë shtesë të Doganave dhe Mbrojtjes Kufitare (CBP) të SHBA-së, përfshirë stafin e Patrullës Kufitare.
Homan u rekrutua për të drejtuar operacionin në Minneapolis pas protestave masive kundër të shtënave fatale të dy qytetarëve amerikanë - Renee Good dhe Alex Pretti - nga agjentët federalë në Minesota në janar.
Në përgjigje, Guvernatori i Minesotës, Tim Walz, dhe Kryetari i Bashkisë së Minneapolis, Jacob Frey, kërkuan që agjentët federalë të zbatimit të ligjit për imigracionin të largohen tërësisht nga rajoni i kryeqytetit të shtetit, ndërsa Trump tha se administrata e tij "do të ulë pak tensionet".
Muajin e kaluar, kryebashkiaku i Minneapolis, Jacob Frey, tha se kishte 3,000 deri në 4,000 agjentë federalë në Minneapolis - një numër shumë më i madh se afërsisht 600 oficerët e policisë lokale të qytetit./ BBC.
© SYRI.net