Ministri malajzian: Stresi në punë mund t'ju bëjë gay

Ministri malajzian: Stresi në punë mund t'ju bëjë gay

11:54, 04/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një deklaratë e pazakontë dhe e diskutueshme është bërë nga Zulkifli Hasan, ministër i Çështjeve Fetare pranë Zyrës së Kryeministrit të Malajzisë, i cili ka sugjeruar se stresi në punë, ndikimi i shoqërisë dhe përvojat intime mund të “zhvillojnë sjellje homoseksuale”.

Deklarata u bë në një kontekst fetar, ku ministri e paraqiti çështjen si shqetësim për atë që e quajti “devijim moral” në shoqëri. Sipas tij, faktorë të jashtëm si presioni profesional dhe ndikimet mjedisore mund të ndikojnë në orientimin apo sjelljen seksuale të individëve.

Malajzia nuk publikon statistika zyrtare për komunitetin LGBTIQ+, kryesisht për shkak se homoseksualiteti është i ndaluar me ligj dhe përbën vepër penale. Vetëm gjatë tre viteve të fundit, autoritetet kanë arrestuar të paktën 135 persona për akuza që lidhen me orientimin seksual ose sjellje të konsideruara “imorale”.

Sipas legjislacionit në fuqi, vepra si “sodomia” apo “atentatet kundër pudorit” dënohen me deri në 20 vite burg, si dhe me dënime trupore me kamxhik.

Deklarata e ministrit ka shkaktuar reagime të forta nga aktivistë të të drejtave të njeriut dhe organizata ndërkombëtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco