Francë - Europol dhe Prokuroria e Parisit zbarkojnë në zyrat e platformës 'X' të Elon Musk

Francë - Europol dhe Prokuroria e Parisit zbarkojnë në zyrat e platformës 'X' të Elon Musk

12:09, 03/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një kontroll po kryhet në zyrat franceze të platformës së rrjeteve sociale X, në pronësi të Elon Musk, si pjesë e një hetimi të hapur në janar 2025, njoftoi të martën prokuroria e Parisit.

Sipas një deklarate, bastisja po kryhet nga njësia e krimeve kibernetike e prokurorisë, me përfshirjen edhe të Europol.

Sipas prokurorisë së Parisit, si drejtues i X, Musk, ashtu edhe ish-drejtoresha ekzekutive e X, Linda Yaccarino, janë thirrur të paraqiten në seanca dëgjimore në prill, ndërsa punonjësit e X do të merren në pyetje si dëshmitarë.

Prokurorja e Parisit, Laure Beccuau, tha se hetimi është zgjeruar për të përfshirë edhe “deepfake-t e seksualizuara të Grok-ut”.

Konkretisht, Bashkimi Evropian ka nisur një hetim zyrtar ndaj chatbot të inteligjencës artificiale Grok, i lidhur me platformën X, pas akuzave se mjeti lejon krijimin e imazheve seksuale të rreme të grave dhe fëmijëve, përmes komandave të thjeshta me tekst.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco