Tragjedi në Turqi: 8 të vdekur dhe 26 të plagosur nga përmbysja e një autobusi në Antalia

Tragjedi në Turqi: 8 të vdekur dhe 26 të plagosur nga përmbysja e një autobusi në Antalia

13:41, 01/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë qytetit bregdetar të Antalias në Turqi, ku një autobus doli nga rruga dhe u përmbys, duke shkaktuar vdekjen e tetë personave dhe plagosjen e 26 të tjerëve.

Guvernatori i provincës, Hulusi Sahin, konfirmoi shifrat e viktimave dhe bëri me dije se mjeti po transportonte 34 pasagjerë drejt qendrës turistike kur ndodhi ngjarja tragjike.

Sipas deklaratës së guvernatorit, shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë në një udhëkryq ku qarkullimi duhet të ishte i kufizuar, si dhe lagështia në rrugë prej reshjeve të shiut.

Sahin theksoi se disa prej të lënduarve ndodhen në gjendje kritike për jetën në spitalet e zonës. Deri më tani, autoritetet turke nuk kanë specifikuar nëse në mesin e viktimave apo të plagosurve ka shtetas të huaj.

Rajoni i Antalias njihet si një nga destinacionet më të njohura turistike në Turqi, i cili tërheq miliona vizitorë të huaj çdo vit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco