Dhjetëra viktima pas sulmit xhihadist në Nigeri

Dhjetëra viktima pas sulmit xhihadist në Nigeri

07:44, 30/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Xhihadistët e grupit Shteti Islamik në Afrikën Perëndimore (ISIS) vranë dhjetëra njerëz, përfshirë ushtarë, në shtetin Borno, në verilindje të Nigerisë.

Situata mbetet shqetësuese mes përshkallëzimit të dhunës në vendin më të populluar të Afrikës dhe presionit ndërkombëtar mbi çështjet e sigurisë kombëtare, thanë për AFP burime lokale dhe mjekësore.

Që nga shpërthimi i kryengritja xhihadiste në Nigeri në vitin 2009, më shumë se 40,000 njerëz janë vrarë dhe rreth 2 milionë të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre në pjesën verilindore të vendit, sipas OKB-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco